Gara për Prokuror të Përgjithshëm, regjistrohet kandidati i parë

Është regjistruar sot pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidatura e parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se kandidatura e parë është prokuror Olsian Çela.

Çela është prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kujtojmë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht garën për Prokuror të Përgjithshëm një muaj më parë.

Më herët, KLP ka miratuar rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar. Sipas KLP, rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm mes të cilëve kriteri profesional, kriteri moral dhe i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi