Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED publikon pikët e kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka publikuar rezultatin e pikëzimit për kandidatët që garojnë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Vlerësimin e kryesone Arta Vorpsi me 89.610 pikë, e ndjekur nga Besnik Muçi me 81.926 Pikë. Më tej, klasifikimi vijon me Elsa Toskën 85.425 pikë, Fiona Papajorgji me 88.783 pikë, Marsida Xhaferllari ,e 81.999 pikë dhe Regleta Panajoti me 80.284 Pikë.

Ndërkohë, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Kushtetuese. Po ashtu, do të veprohet edhe me raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe të pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre për secilin vend vacant.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr. 8577/2000, të neneve 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës,bën publike rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

Arta Vorpsi 89.610 Pikë

Besnik Muçi 81.926 Pikë

Elsa Toska 85.425 Pikë

Fiona Papajorgji 88.783 Pikë

Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë

Regleta Panajoti 80.284 Pikë

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;
b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do ti dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Indi, anulohen rezultatet e provimeve për 1.6 milionë nxënës

   Pasi është zbuluar se janë vjedhur pyetjet e provimit në Indi, të cilit i janë nënshtruar nxënësit e shkollave të mesme, janë anuluar rezultatet...

Theresa May para një presioni në rritje për dorëheqje

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, është para një presioni gjithnjë e në rritje nga aleatët e saj konservatorë, ndërsa është duke shqyrtuar nëse do...

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku në rrugë

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës paraditen e kësaj të marte. Sipas të dhënave që disponon Top Channel, automjeti tip audi me targa...

Së fundi

Lëndimi detyron Majlindën të kënaqet me medaljen e argjendtë

Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të triumfojë në finalen e kategorisë  prej 52 kg në Grand Slamin e Abu Dhabit pasi u mposhtë nga...

Prishtina- kryeqytet pa spital!

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina nuk ka spital. Nga Qendrat e Mjekësisë familjare si shërbim primar, menjëherë pacientët trajtimin mjekësor duhet ta marrin në shërbim...

“S’kanë parë gjë akoma”! Rama tjetër paralajmërim: Operacioni “Forca e Ligjit” do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë!

Kryeministri Edi Rama e cilëson paketën Anti-KÇK, të prezantuar sot nga qeveria, si më agresiven ligjore, që...