Ganja thyen kodin e veshjës, kryeson komisionin me fanellë dardane

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka “thyer” kodin e veshjes në Kuvendin e Kosovës, duke veshur fanellen e dardanëve edhe në komisionin për mbikqyrjën e AKI-së.

Ganja nuk ka hezituar që para anëtarve në këtë Komision të shpalos blluzen e saj me mbishkrimin dardanë si shenjë e përkrahjes qē ajo di i bëjë ekipes së Kosovës në ndeshjën e sontme futbollistike Kosovë-Malta që do luhet në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

‘Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mbikqyrje të AKI-së. E thyem pak kodin e veshjes zyrtare në përkrahje të tifozëve #Dardanë në prag të ndeshjes KOSOVA : MALTA”, ka shkruar deputetja Musliu në llogarinë e saj në Instagram.

E ganja duket se është kompletuar për sonte, ku ka siguruar edhe biletën për të bërë tifo për dardanët për ndeshjen e sontme.

Ndryshe , kjo nuk është hera e parë që Musliu e shpreh patriotizimin e saj, derisa edhe herave tjera e kemi parë atë të veshet kuq e zi, ngjyra këto të flamurit Kombëtar shqiptarë, ndërsa dardanët janë fis ilirë që tani përfaqësojnë shqiptarët si komb./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi