Galatasaray kampion i Super Ligës Turke

Galatasaray arriti të fitojë titullin e kampionit të Super Ligës Turke, e cila më parë quhej Liga e Parë e Futbollit të Turqisë.

Në ndeshjen e javës së fundit të Super Ligës Spor Toto 2017-2018, Galatasaray ishte mysafir i ekipit Göztepe. Me fitoren me rezultatin prej 1-0 Galatasaray arriti të fitojë titullin e 21-të të kampionit të Super Ligës Turke.

Pas Galatasaray-it i cili mbylli sezonin me 75 pikë, në vendin e dytë u radhit Fenerbahçe me 72 pikë, në vendin e tretë Medipol Başakşehir ndërsa në të katërtin fituesi i dy titujve të fundit të kampionit Beşiktaş.

Galatasaray është ekipi i cili ka fituar më shumë tituj të kampionit të ligës ndërsa pas tij vijnë Fenerbahçe me 19, Beşiktaş me 15, Trabzonspor 6 dhe Bursaspor një titull të kampionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi