TEKNOLOGJI

Fytyra Smartphone, si po na plakin telefonat!

Spread the love

Si pasojë e qëndrimit shumë gjatë në rrjetet sociale përpos rrezeve që dëmtojnë shikimin dhe lëkurën, një problem i vërtetë po konsiderohet nga dermatologët dhe e ashtuquajtura “fytyra Smartphone”, pra forma që marrin tiparet tona për shkak të pozicionit kokulur që mbajmë kur kemi smartphone-in në dorë.

“Fytyra Smartphone është një varje e shpejtë e lëkurës së fytyrës që shkaktohet nga smartphone-t, por, nuk ka të bëjë aspak me rrezet e dëmshme”, thotë për “Cosmopolitan” dr. Kiran Lohia.

Qëndrimi kokëulur para teksa shikojnë në telefon apo tablet, e bën fytyrën shumë më të ndikueshme nga forca e gravitetit, duke shkurtuar gjithashtu muskujt e qafës që rri gjatë gjithë kohës e përkulur duke shkaktuar lëkurë e varur, dopio- gushë, rudha në anë të buzëve dhe rudha nga cepat e buzëve tek mjekra, si edhe mollëza të lëshuara.

Megjithatë, në këtë rast kemi shumë më tepër në dorë se në çdo rast tjetër. Fytyra smartphone është pasojë e qëndrimit, të cilin mund ta kontrollojmë.

“Mos e mbani kokën poshtë kur shikoni telefonin. Ngrini smartphone-in ose tabletin në atë lartësi që mjekra të qëndrojë paralelisht me tokën”, këshillon dr. Lohia, “Përveç kësaj, përdorini më pak! Bëni ca kohë pushim nga pajisjet, sa qafa juaj ta marrë veten!”. /Opinion.al

Related posts

5 detaje për t’i dalluar produktet origjinale të teknologjisë!

dritatv

Instagram merr mbështetje për njoftimet në shfletues!

dritatv

Amsterdam: shpërthim iPad-i në një dyqan Apple

dritatv

Leave a Comment