Futbollisti 9-vjeçar siguron një kontratë të majme sponsorizimi

Të kesh futbollistët më të mirë në botë nuk të mjaftojnë vetëm paratë, por duhet më parë që dikush ti zbulojë ata. Në Amerikën Latine një gjë e tillë nis që në mosha të vogla, me adoleshentë, madje edhe me fëmijë që janë ende në fazën e zhvillimit.

Dhe lajme të çuditshme vijnë herë pas herë, kur agjentë, klube dhe sponsorë të ndryshëm gjurmojnë pasardhësit e Neymar, Messi e Cristiano Ronaldo. Lajmi më i fundit vjen Brazili, ku një firmë e njohur e veshjeve sportive ka firmosur kontratë sponsorizimi për një fëmijë 9 vjeç. Kontrata është për 6 vjet, me shpresën se ai do të bëhet një prej talenteve më të mëdhenj të botës. David Nogueira Carmo është pjesë e skuadrës së Santos, në futbollin me 5 vetë dhe është zyrtarisht futbollisti më i ri që merr një sponsorizim.

Në Brazil mendojnë se David është një yll premtues i së ardhmes dhe këtë e thonë edhe statistikat, kur në 43 ndeshje ai ka shënuar 56 gola. Firma e njohur e veshjeve Puma ka marrë përsipër sponsorizimin e tij për 6 vjet dhe ka thyer edhe rekordin që kishte Nike, kur firmosi me 11 vjeçarin Rodrygo. David ka lënë pas edhe Neymar, sponsorizimi i të cilit nisi kur ishte 12 vjeç.

David po kërkohet që tani nga disa skuadra. Palmeiras i ka ofruar shumë privilegje familjes, që të transferohet në San Paolo, ndërkohë që Santos nga ana e saj ka përgatitur një plan shumë të mirë për një karrierë të shkëlqyer, e ngjashme me atë të Neymar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi