Futbolli kthehet në shtëpi, Anglia “pushton” Europën

Anglia politike dhe ajo ekonomike është jashtë Europës ndërsa ajo sportive po pushton kontinentin e vjetër. 4 nga 8 ekipet që u kualifikuan në Champions dhe Europa League vijnë nga ishulli britanik, një tregues i qartë i supermacisë së Premier League. Liverpool dhe Totenham u kualifikuan në gjysmëfinalet e Champions ndërsa Arsneal dhe Chelsea në 1/2 e Europa League, diçka e tillë kishte 35 vite që nuk ndodhte.

Liverpool

Pas dominimit spanjoll në vitet e fundit tashmë kemi një “pushtim” britanik. Pas dështoi në finale të thyente Real Madrid, Liverpool tashmë sfidon Barçën për një biletë në finale ndërsa Tottenham duhet të bëjë llogaritë me “vogëlushet” e Ajax.

Britain Soccer Champions League

Anglezët shpresojnë shumë që në finale të shohin një derbi, diçka e tillë nuk ndodh prej 11 vitesh ku në finalen e Moskës u përballën Man.United dhe Chelsea. E njëjta muzikë edhe në Europa League, madje në turneun e dytë më të rëndësishëm në Europë, janë dhe më favorit.

Chelsea Slvaia Prague 180419zh 0

Chelsea duhet të bëjë llogaritë me Enitracht ndërsa Arsenal sfidon Valancian. Ky rrugëtim i ekipeve angleze këtë sezon ka bërë që mediat britanike të jenë në dëlir, më në fund futbolli po kthehet në shtëpi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi