“Futbolli bashkon”, Futbollistët e Besës vizitojnë Qendrën Sociale; dhurojnë emocione dhe dhurata

Sot fëmijët e Qendrës Sociale në Kavajë përjetuan një ditë ndryshe nga të tjerat.

Nën një atmosferë festive ata pritën sot në qendrën e tyre disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të Ekipit Besa.

Kapiteni Meglid Mihani, portieri Festim Miraka sulmuesi Albi Cekici dhe talenti Tedi Cara të shoqëruar nga Drejtori i Klubit Klejdi Zenelaj ishin miqtë e veçantë të vogëlushve që i gëzuan pamasë dhe luajtën me ta.

Për tju dhënë një mbështetje të madhe dhe për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me probleme me qëllim integrimin e tyre në shoqëri, yjet e ekipit Besa u munduan që për disa momente këta fëmijë ta ndiejnë vetën jo vetëm të barabartë por edhe të privilegjuar.

Drejtori i klubit Besa Klejdi Zenelaj në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh i gëzuar që sot ata dhuruan disa momente të gëzueshme për këta fëmijë që ai i quajti të mrekullueshëm.

Për Izmie Nela psikologen e Qendrës Sociale Kavajë, puna me fëmijët e kësaj qendre është e vështirë por falë përkushtimit të saj dhe stafit ajo bëhet e lehtë dhe e bukur. “Ne duhet ti pranojmë këta fëmijë ashtu siç janë sepse ata mund të bëjnë shumë gjëra më aftesitë që kanë” tha ajo.

“Këta fëmijë kanë një diagnozë dhe aftësi ndryshe, por ne me punën tonë të përditëshme duhet që të krijojmë motivim e duhur për zhvillimin e tyre duke u kujdesur dhe mos i disktiminuar ata”, tha Izmie Nela.

Vizita e futbollistëve të Besës u shoqërua me dhurata të shumta. Përfaqësuesit e klubit dhuruan dy bluza origjinale të ekipit dhe një tortë me stemën e Besës.

Vogëlushët nga ana e tyre nuk ishin të papërgatitur pasi dhurata e tyre ishte edhe më speciale, një bluzë e ekipit Besa e punuar nga vetë ata.

Pas takimit në Qendrën Sociale lojtarët e Ekipit Besa dhe fëmijët e kësaj qendre zhvilluar edhe një lojë futbolli në fushën stërvitore të ekipit ku u takuan edhe me lojtarë të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi