Fuqia ushtarake, Shqipëria e 90-ta në botë

 

 

GlobalFirepower ka bërë renditjen e 133 vendeve të botës sa i takon fuqisë së tyre ushtarake.

 Renditja, thotë kjo faqe, bëhet mbi bazën e të dhënave që sigurohen nga deklaratat zyrtare të vendeve të veçanta, duke ndërthurur fuqinë në ajër, tokë dhe det.

Përveç kësaj, një kriter i rëndësishëm në renditje është edhe teknologjia ushtarake që zotëron vendi përkatës, e sipas GlobalFirepower, Shqipëria renditet në vendin e 90-të nga 133 në total.

Ndërkohë, në krye të tabelës renditja nuk ndryshon që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, me Shtetet e Bashkuara të parat, ndjekur nga Rusia në vendin e dytë.

10 vendet me fuqinë ushtarake më të madhe sipas GlobalFirepower:

1 – SHBA
2 – Rusia
3 – Kina
4 – India
5 – Franca
6 – Britania e Madhe
7 – Japonia
8 – Turqia
9 – Gjermania
10 – Egjipti

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi