Fshati që do Dibrën e Madhe, në Çerenecin e Epërm të gjithë të zhgënjyer

Pak ditë më parë, në fshatin Çerenec i Epërm në Bulqizë u mbyll shkolla 9-vjeçare. Për banorët ky është telashi i fundit që prisnin në një fshat ku thonë se nuk jetohet më. Madje, ata kërkojnë të zhvendosen në Maqedoni.

“Jemi të harruar, më mirë të kalojmë me Dibrën e Madhe”, shprehen banorët.

Pa ujë vaditës për tokën, me një rrugë që po shkon drejt shkatërrimit të plotë, sepse nuk mirëmbahet dhe pa energji elektrike, e cila ndërpritet për ditë të tera, sipas banorëve në këtë fshat mungon çdo gjë për një jetë normale.

Të dëshpëruar, ata thonë, se në kushte të tilla, banorët thonë se janë të detyruar të emigrojnë, madje edhe të kalojnë në Dibër të Madhe përtej kufirit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi