SHQIPERIA

Fshati i braktisur, mungesa e ujit dhe qendrës shëndetësore ka larguar banorët

Spread the love

Fshati Plani i Bardhë, pas viteve ‘90-të ka njohur një braktisje masive nga banorët. Pas ndryshimit të sistemit në këtë fshat pushoi së funksionuari edhe qendra shëndetësore dhe ajo çfarë ka mbetur prej saj, janë vetëm gërmadhat.

E vetmja mundësi e banorëve për të marrë qoftë edhe ndihmë bazike është spitali i Bulqizës dhe ai i Burrelit.

Shpopullimi i këtij fshati ka ardhur kryesisht për mungesë të ujit të pijshëm dhe qendrës shëndetësore.

Banorët tregojnë se nga 300 familje që kishte dikuar, në fshat tashmë kanë mbetur vetëm 40 dhe kjo ka ndikuar, sipas tyre, në mungesën e investimeve.

Vendi ku ofrohej ndihma shëndetësore për banorët e fshatit Plan i Bardhë ishte një dhomë në mjediset e shkollës, por që se fundi u mbyll pasi nuk plotësonte as kushtet minimale./Top Channel/

Related posts

Unaza, 3.8 mln euro më pak. Tenderi me konkurrencë uli vlerën e projektit

dritatv

Sheshi Skënderbej shpallet hapësira më e mirë publike për vitin 2018

dritatv

Thaçi takim me Ramën, zbulohet çfarë diskutuan dy liderët

dritatv

Leave a Comment