SHQIPERIA

Fruthi, raste të reja çdo ditë. Kryesisht, fëmijët nën 2 vjeç që nuk kanë bërë vaksinën

Spread the love

Situata e fruthit në vend nuk duhet neglizhuar. Çdo ditë ka raste të reja që konfirmohen në Institutin e Shëndetit Publik për fëmijë të prekur nga virusi vdekjeprurës, të cilët janë kryesisht të moshës nën 2 vjeç që nuk kanë bërë dozën e parë të vaksinës.

Por, ekspertë të sëmundjeve infektive thonë se këto nëna rrezikojnë fëmijët e tyre jo vetëm që të preken nga fruthi tani të vegjël, por duke i rrezikuar edhe ndaj sëmundjeve degjenerative të trurit kur ata të jenë 20 vjeç.

Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, tha: “Këto nëna rrezikojnë fëmijët e tyre, pasi pas 20 vitesh ata janë të prirur të kenë sëmundje degjenerative të trurit”.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik apelojnë që fëmijët e vegjël, por edhe ata që duhet të bëjnë dozën e dytë të vaksinës apo të rritur që kanë bërë vetëm një dozë, duhet të mos neglizhojnë, pasi fruthi jep komplikacione të rënda.
“Ne kemi pasur raste me bronko-pneumoni, probleme të syve, ndërkohë që fruthi parandalohet plotësisht me dy doza”, shtoi Bino.

Një dozë e vaksinës kundër fruthit bëhet në moshën 12-muajshe, ndërkohë që udhëzime të reja të ISHP-së ndaj mjekëve të konsultores është që të aplikohen te bebet 9-muajshe, dhe doza e dytë e vaksinës bëhet tek fëmijët në moshën 5 vjeç.

Shtyrja e vaksinës në kohë apo refuzimi i saj nga prindërit, kryesisht në Tiranë, nuk bën gjë tjetër vetëm sa rrit me ndërgjegje riskun tek fëmijët në një kohë që në vend qarkullon virusi i fruthit.

Related posts

Shiti apartamentin dy herë, arrestohet ndërtuesi mashtrues

dritatv

Basha në Vaun e Dejës: Në 27 Janar të marrim fatin tonë në duart tona

dritatv

Vlorë, i vihet flaka makinës së policit

dritatv

Leave a Comment