Frontex: Në rritje numri i emigrantëve që mbërrijnë në Spanjë

Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufitare të BE-së (Frontex) njoftoi se numri i emigrantëve të cilët këtë vit kanë mbërritur në Spanjë përmes Detit Mesdhe është rritur për më shumë se dyfish në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Frontex të enjten njoftoi se rreth 53 mijë emigrantë kanë mbërritur në Spanjë në 11 muajt e viti 2018, dhe se shumica e tyre ishin nga Maroku, Guineja dhe Mali.

Megjithatë, Frontex thekson se numri i njerëzve që tentojnë që përmes Mesdheut të arrijnë në brigjet europiane këtë vit ka rënë ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi që shumë pak njerëz kanë përdorur rrugën nga Libia në Itali.

Më tej theksohet se deri në nëntor kanë mbërritur rreth 138 mijë njerëz, që tregon një rënie prej 30 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përkundër uljes së numrit, Bashkimi Europian edhe më tej nuk është në gjendje që të gjejë një pajtim se si të menaxhojë me ardhjet e emigrantëve. Pikërisht kjo sfidë ka çuar në kriza të mëdha politike brenda bllokut europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi