Francë : Sipas këtij vendimi nesër nëpër xhami mund të falet namazi i Fitër Bajramit

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme rikujtohet se Këshilli i Shteti ka vendosur heqjen e ndalesës për tubimin në vendet e adhurimit.

Në deklaratën e cila njofton se vendet e adhurimit janë lejuar të hapen sërish për adhurimin masiv, thuhet se ky vendim do të hyjë në fuqi me një dekret që do të publikohet në orët e ardhshme.

“Në vendet e adhurimit duhet të tregohet kujdes për distancimin social dhe rregullat e higjienës dhe është e detyrueshme vendosja e maskës dhe pastrimi i duarve me dezinfektues në hyrje”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vendet e adhurimit që nuk zbatojnë këto rregulla mund të mbyllen me vendim të prefekturave.

Sipas këtij vendimi nesër nëpër xhami mund të falet namazi i Fitër Bajramit.

Në një deklaratë nga Këshilli Islam i Francës (CFCM) që është institucioni çati e muslimanëve në Francë, nga muslimanët u kërkua që namazin e Bajramit ta falin nëpër shtëpitë e tyre me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë Këshilli i Shtetit ka dhënë vendimin e tij se ndalesa e qeverisë më 18 maj për tubimet në vendet e adhurimit për shkak të pandemisë duhet të hiqet me arsyetimin se kjo ndalesë “shkel seriozisht dhe në mënyrë të paligjshme” lirinë e adhurimit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Qytetarët “e armatosur”, mbin 350 mijë armë ilegale nё duart e tyre

Një persona nga Komuna e Shtimes, ishte raportuar nga Policia e Kosovës, të ketë qenë viktima e radhës e plagosjes nga një plumb qorr,...

Veseli lumtur që Kuvendi i Kosovës i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se është shumë i lumtur që Parlamenti i dha sot drejtimin e duhur iniciativës për...

“Mur” në det për emigrantët/ Propozimi i qeverisë greke, opozita e Tsipras ironizon

Vendimi i qeverisë greke për të blerë një barrikadë lundruese 2.7 km të gjatë me një vlere 500.000 euro me qëllim të...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...