BOTA

Francë, sindikata policore mbështet “jelekët e verdhë”

Spread the love

Një sindikatë policore në Francë do të shkojë në grevë për një kohë të pacaktuar nga e shtuna për të mbështetur protestat e “jelekëve të verdhë”, njoftoi shtypi francez.

Vigi, një nga sindikatat më të vjetra policore të vendit, do të shkojë në grevë nga dita e shtunë për të mbështetur jelekët e verdhë, të cilat janë duke organizuar demonstrata kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kushteve ekonomike.

“Kërkesat e jelekëve të verdhë janë me interes për të gjithë ne. Është koha të jemi në solidaritet me ta ligjërisht”, thuhet në një deklaratë të sindikatës, raportojnë mediat franceze.

Grevës, siç njoftohet, do t’i bashkangjiten nëpunësit administrativë, teknikë dhe forenzikë që punojnë në Ministrinë e Brendshme.

Jelekët e verdhë do të protestojnë rreth bulevardit Champs-Elysees, një nga simbolet e Parisit.

Protestat e “jelekëve të verdhë”

Protestat që filluan në Francë më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, u kthyen në protestat më të dhunshme në vitet e fundit.

Protestuesit, të cilët përbëhen nga njerëz që banojnë kryesisht në zonat periferike për shkak të çmimeve të shtrenjta, kërkojnë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, të ul taksat dhe të përmirësojë kushtet ekonomike.

Po ashtu për shkak të protestave, shumë restorante, lokale dhe dyqane në bulevardin Champs-Elysees dhe në zona të tjera u mbyllën, duke shkaktuar një dëm prej 3 deri në 4 milionë euro.

Që nga fillimi i protestave e deri tani jetën kanë humbur tre persona, janë plagosur 1.043, nga të cilët 222 forca sigurie, si dhe janë arrestuar 1.424 të tjerë.

Më herët u njoftua anulimi i rritjes së çmimeve të karburanteve për vitin 2019.

Related posts

Nafta e papërpunuar Brent në nivelin më të lartë nga viti 2014

dritatv

Çelik: Lajmet për viktima civile janë të rreme

dritatv

Shkon në 95 numri i të vrarëve në Kabul

dritatv

Leave a Comment