Francë, rritet në 12.210 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 12.210, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon.

Në 24 orët e Fundit në Francë janë regjistruar 4.286 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 117.749, përfshirë edhe 31.415 raste nga shtëpitë e kujdesit, tha Salomon në një konferencë për media.

Ai tha se 30.767 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 7.066 nën kujdes intensiv, ndërkohë që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 23.306, pasi 2.032 persona e kanë mposhtur sëmundjen në 24 orët e fundit.

Sipas tij, bilanci i vikitmave është rritur për 424 në 24 orët e fundit, ndërsa shifrës totale i janë shtuar edhe 4.166 persona që kanë humbur jetën nga 1 marsi në shtëpitë e kujdesit.

Salomon theksoi nevojën që qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se rënia e numrit të personave nën kujdes intensiv nuk nënkutpn që “pandemia është marrë nën kontroll”.

Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.

Ndërkohë, presidenti i vendit, Emmanuel Macron, pritet të vizitojë në Marseille mjekun Didier Raoult, drejtorin e përgjithshëm të Institutit Mesdhetar të Sëmundjeve Infektive, i cili ka mbrojtur aplikimin e klorokinës që përdoret për trajtimin e malaries edhe për COVID-19.

Raoult ka testuar klorokinën te 24 pacientë të infektuar me virusin dhe 75 për qind prejt tyre janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi