Francë: Mbi 28 mijë viktima dhe më shumë se 182 mijë të infektuar

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Francë ka kapur shifrën 28367.

Ndërkohë numri i të infektuarve nga koronavirusi në shtetin francez deri tani ka shkuar në 182 584 individë, teksa në shkallë globale numri i të prekurve ka kaluar 5.5 milionë njerëz.

Gjithsesi, kohët e fundit janë raportuar më pak persona të infektuar me koronavirus. Shumë shtete kanë nisur hapjen e pjesshme e të ngadaltë të tyre, për të zhbllokuar ekonomitë vendore, që të rimarrin veten pas pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi