TEKNOLOGJI

Francë, djali i paralizuar arrin të lëvizë falë kostumit të kontrolluar nga mendja

Spread the love

Një 30-vjeçar i paralizuar arriti të lëvizë të katër gjymtyrët e tij falë një kostumi ekzoskeleton të kontrolluar nga mendja.

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12

Pajisja e njohur ndryshe edhe si “skelet i jashtëm”, ka bërë që Thibault të ngrihej në këmbë e të ecte.
“U ndjeva si të isha njeriu i parë në hënë”, është shprehur ai.

Lëvizjet e 30-vjeçarit, sidomos ato të këmbëve, janë ende larg përsosmërisë dhe kostumi-robot për momentin, është duke u përdorur vetëm në laborator. Studiuesit megjithatë thonë se ky zhvillim në vetvete mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve. Thibault iu nënshtrua një ndërhyrjeje për vendosjen e dy implanteve në sipërfaqen e trurit të tij, duke mbuluar atë pjesë të tij ku kontrollohet lëvizja.

Gjashtëdhjetë e katër elektroda në secilën implant lexojnë aktivitetin e trurit dhe përcjellin udhëzimet në një kompjuter aty pranë. Softueri i sofistikuar kompjuterik lexon valët e trurit dhe i shndërron ato në udhëzime për kontrollin e ekzoskeletit. Thibault, i cili nuk dëshiron të zbulohet mbiemri i tij, punonte si specialist për lentet e kontaktit përpara se të binte nga një lartësi prej 15 metrash katër vjet më parë, ndërsa ndodhej në një klub nate.

Related posts

WhatsApp ka një funksion të ri që të gjithë e prisnin!

dritatv

Si të ruajmë baterinë e iPhone me 16 truke “sekrete”!

dritatv

iPhone 9 mund të ketë ekran Super Bright LCD si ThinQ G7

dritatv

Leave a Comment