Francë, arrestohet këngëtari amerikan Chris Brown

Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar në Francë nën akuzat për përdhunim.

Zyrtarët e policisë franceze njoftuan se Brown dhe dy persona tjerë janë arrestuar dje në Paris, pas padisë penale që kundë tyre e parashtroi një grua.

Gruaja ka parashtruar padinë për përdhunim ndaj Brown dhe dy personave tjerë në administratën lokale 17 në veriperëndim të Parisit, ndërsa njëri nga dy personat në fjalë theksohet se është edhe truproja e Brown.

Ndërkohë që Sony Music ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me arrestimin e Chris Brown, i cili edhe në të shkuarën e tij në vitin 2009 kishte pranuar akuzat për sulmim ndaj këngëtares Rihanna, e cila gjatë asaj periudhe ishte e dashura e tij.

Ai përfundoi në vitin 2015 periudhën e lirimit me kusht pasi ndodhej nën mbikëqyrje në lidhje me këtë çështje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi