Francë, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, ka njoftuar se janë arrestuar dy vëllezër të cilët ishin përgatitur për sulme terroriste.

Në një deklaratë në kanalin televiziv BFMTV, duke bërë të ditur se kohët e fundit janë intensifikuar punimet e ndjekjes dhe përgjimeve në kuadër të luftës kundër terrorizmit, ministri Collomb ka njoftuar se kanë përcaktuar që dy vëllezërit me origjinë egjiptiane ndodheshin në përgatitje të një sulmi dhe se janë kapur nëpërmjet një operacioni.

Collomb ka deklaruar se dy të rinjtë janë kapur në Paris dhe plani i tyre për sulm terrorist është zbuluar si rezultat i ndjekjes së shkrimeve të tyre nga aplikacioni Telegram. Në kontrollin e ushtruar në banesë janë gjetur materiale dhe informacione që përdoren në lidhje me prodhimin e eksplozivëve.

Po ashtu ministri Collomb ka vënë në dukje se në banesën e këtyre personave është gjetur një udhëzues për përgatitjen e një helmi të quajtur “ricin”./Drita tv/