Francë, 79 për qind e të vdekurve nga COVID-19 janë mbi 75 vjeç

Në Francë, 79 për qind e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë të moshës 75 vjeç e më lart, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e institucionit të shëndetit publik në Francë, të datës 15 mars, janë përfshirë informacione statistikore lidhur me 161 vdekjet dhe 6.378 rastet e shënuara në vend nga COVID-19.

Sipas raportit, shumicën e 161 personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi e përbëjnë të moshuarit dhe se 79 për qind e të vdekurve janë 75 vjeç dhe më lart.

Ndërsa 13 për qind e të vdekurve janë persona të moshës 45-64 vjeç, 7 për qind 15-44 vjeç dhe 1 për qind nën moshën 15 vjeç.

Në anën tjetër theksohet se koronavirusi është përcaktuar më shumë në grupmoshat 34 dhe 45-64 vjeç. Sipas kësaj virusi është vërejtur 20 për qind tek mosha 75 vjeç dhe më lart, 14 për qind tek 65-74, 30 për qind 15-44, dhe 2 për qind tek grupmosha nën 15 vjeç.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus, 37 për qind e atyre që janë nën kujdesin intensiv e përbëjnë persona të moshës 75 vjeç dhe më lart, 28 për qind të moshës 65-74 vjeç, 29 për qind 45-64 vjeç dhe 6 për qind mes 15-44 vjeç.

Në mesin e rajoneve ku janë vërejtur më shumë raste dhe me numrin më të lartë të vdekurve nga koronavirusi janë rajonet Grand Est dhe Ile-de-France në të cilin përfshihet edhe Parisi.

Në vend është njoftuar se numri i rasteve për personat e prekur me COVID-19 ka arritur në 22.300, ndërsa personat që kanë humbur jetën për shkak të virusit ka arritur në 1.100.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Turqi, shënohet Dita e Përkujtimit të Ataturkut

Sot në të gjithë qytetet e Turqisë zhvillohen ceremoni me rastin e 19 Majit, Ditës së Përkujtimit të Kemal Ataturkut dhe Ditës së...

Lëshohet iOS 11.4 për iPhone dhe iPad me disa funksione interesante

Apple ka lëshuar iOS 11.4, një përditësim që sjell disa funksione të reja interesante, midis të cilave është sigurisht AirPlay 2 dhe iMessage në...

Pa arka fiskale 37 mijë e 433 biznese

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) numri i përgjithshëm i bizneseve që ushtrojnë...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...