Franca përballet me një grevë masive në sektorin publik

Franca është bërë gati për t’u përballur të enjten me një kaos trafiku, të cilit do t’i paraprijë greva e miliona të punësuarve në sektorin publik, përfshirë shkollat, sportelet, shërbyesit civilë, kontrollorët e trafikut ajror, oparatorët e hekurudhave dhe metrosë së Parisit.

Protesta është thirrur në shenjë revolte për reformat e punës dhe shkurtimin e paralajmëruar të vendeve të punës, dhe e njëjta është përkrahur nga shtatë sindikata të punëtorëve, të cilat bënë thirrje për “ditë veprimi”, në kuadër të të cilit në pjesë të ndryshme të Francës do të mbahet mbi 140 tubime protestuese.

Tubimi më i madh protestues pritet të mbahet në sheshin “Place de la Bastille” në Paris, me pjesëmarrje të rreth 25 mijë njerëzve.

Reformat përfshijnë plane për ngrirjen e pagave, ashpërsimin e pushimit mjekësor si dhe shkurtimin e 120 mijë vendeve të punës në sektorin publik, që duhet të realizohet deri në vitin 2022.

Greva e sektorit publik pritet të mbahet nga sot deri të premten në mëngjes./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi