Fotot e para të VW kabriolet

Dy vjet para premierës së paralajmëruar u publikuan fotot e para të versionit kabrioletit Volkswagen T-Roc.

Njoftimi i versionit crossover ka shkaktuar shumë kritika nga publiku dhe megjithëse nuk ka treg të madh për këtë, pasi një lloj i tillë i makinave është i popullarizuar në një numër të vogël vendesh, udhëheqësit e VW janë të vetëdijshëm se investimi megjithatë është kuptimplotë.

Fotot e para tregojnë një makinë interesante, e cila ndryshon nga versioni standard për shkak të karrocerisë së rregulluar për një kabinë të konvertueshme, kryesisht për shkak se ka dy dyer.

Nuk ka shumë detaje të njohura në lidhje me këtë makinë që është paralajmëruar për vitin 2020, por sipas njoftimeve paraprake thuhet se do të ketë version standard, një turbombushës TSI me 1,0 litra ose 1,5 litra me një maksimum 150 kuaj fuqi.

Standardi T-Roc ka motor TSI 2.0 litërsh me 190 kuaj fuqi dhe një version me naftë 2.0 litërsh.

Volkswagen ka investuar 80 milionë euro në Osnabrück, ku aktualisht janë duke u prodhuar VW Tiguan dhe Porsche Cayman, ku është bërë edhe Golf Cabriolet, për të krijuar kushte për prodhimin e T-Roc Cabrio.

Në momentin kur fillon prodhimi i këtij modeli, që është gjysma e dytë e vitit 2020, versioni i tanishëm me një çati të ngurtë do të jetë tre vjeç./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi