Foto/Panair dhe muzikë tradicionale, Përmeti feston ditën e verës

Përmeti ka festuar sot ditën e verës dhe çeljen e sezonit turistik duke u kthyer në kryeqendrën e festimeve të ditës së verës në jug të vendit. Aktiviteti që u shty për shkak të kushteve atmosferike. Banorët e qytetit, por edhe vizitore të shumtë nga Gjirokastra, Kavaja e deri Elbasani janë bërë pjesë e festimeve të kësaj dite. Veprimtari të shumta si panair kulinarie dhe artizanati, muzika tradicionale e trevave te Përmetit kanë mbledhur së bashku në sheshin e ri të qytetit grupmosha të ndryshme që kanë festuar deri në orët e vona.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë për artizanet dhe bizneset e zonës për reklamimin e produkteve të tyre. Qyteti i vogël jugor ka njohur hov të zhvillimit të turizmit, ndërsa organizime të tilla nxitin promovimin e kësaj zone duke thithur gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj. Pas Përmetit festimet e Ditës së Verës do të zhvendosen në Gjirokastër në datë 22 Mars, në të njëjtën ditë me festën e Sulltan Novruzit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi