Foto e Tiranës kur qeverisej nga demokratët, Veliaj: Never again

Erion Veliaj ka publikuar një foto nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes demokrate.

Në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler shihet ajo që u kthye në simbol të paligjshmërisë.

Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.

“’Urban Pool’. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem ‘partisë së shpellës’ kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi