Foto/ Cakaj jep garanci para komisionerit të PE: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për reforma modernizues!

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Komisionerin e sapozgjedhur për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi. Në takim u diskutua mbi përmbajtjen e metodologjisë së re të negociimit dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin e njejtë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Pas miratimit të metodologjisë së re, pritet një dinamikë e shtuar në politikat e zgjerimit të BE-së që do të mundëson hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook sa i përket takimit Cakaj u shpreh: “Pavarësisht shtyrjes së vendimit dhe procesit të reformimit të metodologjisë së negociimit, Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për reforma modernizuese dhe transformime demokratike!”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi