Foshnja Kerim, simboli i Gutës Lindore, në mesin e të strehuarve nën tokë

Foshnja Kerim, i cili në sulmet e regjimit të Bashar Asadit në Gutën Lindore humbi njërin sy dhe nënën e tij, u detyrua të futet në strehë për të mbijetuar.

Në dy javët e fundit janë duke vazhduar pandërprerë sulmet nga ajri dhe toka në rajonin e Gutës Lindore, që gjendet nën kontrollin e opozitarëve.

Si pasojë e sulmeve të dhunshme të kryera mbi vendbanimet e civilëve nga ana e regjimit dhe Rusisë mbështetëse së bashku me grupet terroriste të huaja, civilët në rajonin e shndërruar në rrënoja janë të detyruar të zbresin nën tokë, ku civilët përballen me mungesë ushqimesh.

Në një deklaratë për AA, babai i foshnjës Kerim, Ebu Muhammed, tha: “Kerimin dhe vëllezërit e motrat e tij i kemi zbritur në strehimoret nëntokësore. Ka tetë ditë që Kerimi jeton me vëllezërit e motrat në strehimore. Shumica e njerëzve janë nën tokë. Meqë sulmet nuk kanë të ndalur, askush nuk mund të dalë”.

“Në strehimore nuk ka ushqim. Nuk ka dritë, energji elektrike dhe ngrohje. Avionët vazhdimisht bëjnë kryejnë aktivitete zbuluese mbi ne. Gjendja është shumë e keqe, por, sidoqoftë, falë i qofshim Allahut”, u shpreh Ebu Muhammed, duke bërë të ditur se fëmijët janë të uritur dhe se në vendin ku janë strehuar nuk ka asnjë lloj ushqimi.

– Sulmet vazhdojnë edhe përkundër vendimit për armëpushim

Sipas të dhënave të siguruara nga qendra e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve të regjimit në javën e fundit është rritur në mbi 400.

Në afro dy javët e fundit, regjimi ka shënjeshtruar 22 qendra shëndetësore, një xhami dhe një jetimore.

Rreth 400 mijë civilë të Gutës Lindore, rajon në afërsi të kryeqytetit sirian Damask, luftojnë për mbijetesë të rrethuar nga regjimi i Asadit prej pesë vitesh.

Rajoni ishte shpallur zonë e deeskalimit në marrëveshjen në Astana, por edhe përkundër kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vend garantues të cilit është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore përkeqësohet me kalimin e ditëve, ndërsa mijëra civilë kanë nevojë të evakuohen në mënyrë urgjente, shumica prej të cilëve janë fëmijë dhe persona të sëmurë nga kanceri.

Krahas kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për qasje në barna.

Ndryshe, pas publikimit të historisë së tij nga AA, foshnja Kerim u shndërrua në simbolin e bllokadës së Gutës Lindore dhe shkaktoi nisjen e shumë fushatave në rrjetet sociale./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi