“Formimi i qeverisë së re mund të zgjasë deri në një vit, qeveria në dorëheqje ka të gjitha autorizimet për të marrë vendime”

Qeveria Kurti mbrëmë u rrëzua me 82 vota të deputetëve, të cilët votuan pro mocionit të mobesimit të iniciuar nga partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Votimi i këtij mocioni u bë pas plotë 12 orësh diskutime mes deputetëve e ministrave, në kohën kur qytetarët e Republikës së Kosovës po përpallen me pandeminë (COVID-19).

Edhe në rrethana të zakonshme, formimi i një Qeverie merr kohë. Kemi pikërisht rastin paraprakë, atë të Qeverisë Haradinaj, ku ish-kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje më 17 korrik 2019, ndërsa ishte në detyrë deri më 2 shkurt 2020.

Në situatën emergjente shëndetësore, në të cilën gjendet Republika e Kosovës, kjo çështje, sipas njohësit të Kushtetutës, Riza Smaka, pra periudha e formimit të Qeverisë së re mund të zgjasë deri në një vit.

Smaka për Telegrafin ka thënë se nuk ka një afat kushtetues që e obligon partinë apo koalicionin ta formoj Qeverinë e re, duke mundësuar kështu që gjendja të vazhdoj pafundësisht.

“Në rrethanat ekzistuese të vendit tonë ky vakum mund të zgjasë pa kufij. Në rrethanat më normale do të zgjaste, e jo në rrethana ekzistuese, kjo për shkak se ka parti politike që kanë vendosur vija të kuqe, LDK-ja me PDK-në, këto që janë subjekte më të mëdha, e këto të tjerat nuk mjaftojnë për ta formuar kuantitativin, vetëm nëse do t’i kishin marrë minoritarët, por edhe atje kanë vija të kuqe, kështu që gjasat për tu formuar një koalicion kompetent në aspektin kuantitativ, për t’i pasur 61 vota e për tu zgjedhë janë të vogla, plus animozitetet që ekzistojnë. Edhe një problem kushtetutes është këtu, që nuk ka afat, është dispozitë e mendjes, nuk ka afat që prej momentit që qeveria është në dorëheqje, deri në propozimin e kandidatit janë kaq ditë, e ai afat nuk ekziston që u pa gjatë formimit të qeverisë, LVV dhe LDK”, sqaroi Smaka.

Sipas tij, në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, mund të zgjas deri në një vit formimi i Qeverisë së re.

“Prandaj janë tre faktorë këtu, heterogjeniteti i partive politike parlamentare, antagonizmi i madh i tyre, mungesa e kohës së caktuar që në afat do ta obligonte partinë apo koalicionin për ta bërë qeverinë, ose për të deklaruar që nuk kam mundësi dhe presidenti t’i shpallë zgjedhjet. Dhe, kemi pandeminë që dikur do të kaloj, por pastaj kemi një periudhë kalimtare, kufizime e të tjera, kështu që mund të pritet një vit së paku”, tha Smaka për Telegrafin.

Megjithatë, vendi nuk do të mbetet pa ekzekutiv funksional, sepse sipas Smakës, kjo qeveri që tani është në statusin e qeverisë në dorëheqje, ka të gjitha autorizimet sikurse më herët dhe mund të kryejë të gjitha detyrat.

“Vlen ta theksoj se Qeveria në dorëheqje quhet asi soji, por ka autorizim të qeverisë në kuptim të plotë, sepse nuk ka dispozitë as kushtetutare as ligjore që ia redukton autorizimet gjatë periudhës që është qeveri në dorëheqje. Në juridik vlen rregulla, një çështje që nuk është e ndaluar, është e lejuar. Kjo nuk është e kufizuar, prandaj qeveria në dorëheqje, do të jetë ekzekutivi i vendit deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, shprehet Smaka.

Njohësi i Kushtetutës, ka sqaruar edhe procedurën sesi duhet të veprohet tash e tutje, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai tha se përparësi në formimin e qeverisë së re, si parti e para në zgjedhje ka përsëri Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nëse nuk arrin që të bëj 61 deputet, presidenti i vendit shpallë zgjedhjet të parakohshme.

“Fillimisht është etapa e zgjedhjes së qeverisë, nga këta deputet të cilët janë parlamentar tash për tash. Partia politike po koalicioni politik që do ta formoj, sigurojë numrin e nevojshëm për formimin e qeverisë, do t’ia propozonte presidentit Thaçi e ai do ta mandatonte për formimin e Qeverisë. Mundet vetëm një koalicion për ta bërë këtë punë, sepse shumica është 61, për shkak se nëse një koalicion e siguron 61-shin, tjetri mbetet 59. Përparësi ka Lëvizja Vetëvendosje si parti e para në zgjedhje. Nëse do të dështonte formimi i Qeverisë në këtë procedurë, atëherë presidenti në kushte normale do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme, por për shkak të rrethanave ekzistente shëndetësore pandemike, kjo mund të zgjasë më shumë”, tha Smaka.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kërcënohet familja e Presidentit Thaçi

  Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të...

Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Daçiç i zbulon Thaçit një sekret

Zv/kryeministri i Serbisë që mban edhe postin e kryediplomatit Ivica Daçiq, ka folur rreth vizitës së Vuçiç në Moskë, duke thënë se nuk ka...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...