Forcohet leku, bien euroja dhe dollari

Monedha kombëtare, leku, ka forcuar pozitat ndaj valutave kryesore ndërkombëtare. Monedha e eurozonës vijon të zhvlerësohet dhe ditën e sotme ka humbur 0.2 lekë për njësi kundrejt lekut, duke zbritur në kuotën e 123.6 lekëve.

Ndërkohë, në rënie me 0.2 pikë është regjistruar edhe dollari amerikan. Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 109 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.

Ndryshe paraqitet situata për paundin britanik. I cili është rritur ndjeshëm ndaj ditës së stome. Sterlina është forcuare me plot 0.5 lekë për njësi kundrejt lekut, duke u ngjitur në kuotën e 139.5 lekëve. Paundi u fuqizua shpejt pas lajmit të këshilluesit ligjor të Gjykatës së Lartë të BE-së se Britania mund të anulojë Brexit pa kërkuar lejen e vendeve anëtare të bllokut.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian po ashtu është rritur minimalisht me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet për 79.5 lekë në blerje dhe 80.5 lekë në shitje. Ndërkohë, dollari kanadez është zhvlerësuar ndjeshëm nga një ditë më parë duke zbritur në kuotën e 81.2 lekëve, ndërsa ka mbetur e pandryshuar franga zvicerane e cila fiksohet në kuotën e 109 lekëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi