Forcat turke neutralizojnë një nga terroristët më të kërkuar të PKK-së

Forcat turke në veri të Irakut neutralizuan një nga terroristët më të kërkuar të PKK-së, Murat Akdogan, me emrin e koduar Ali Guven.

Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi se terroristi Akdogan është një nga të neutralizuarit në sulmet ajrore që forcat turke më 14 shtator kryen në bastionin e PKK-së në rajonin Acashin-Basyan, në veri të Irakut.

Bëhet fjalë për terroristin që gjendej në listën e “portokalltë” të terroristëve të kërkuar në Turqi./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi