Forcat turke dhe amerikane përgatiten për patrullime të përbashkëta në Munbixh

Forcat e armatosura të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po zhvillojnë trajnime të përbashkëta në prag të misionit të tyre për patrullim në rajonin verior të Sirisë, në Munbixh.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëri të ditur të dielën se trajnimi është duke vazhduar në përputhje me planin, ndërkohë që në rrjetet sociale publikoi disa fotografi ku janë parë bashkë ushtarët turq dhe amerikanë.

Më herët, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një prononcim për AA, tha se patrullimet në Munbixh do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të trajnimit.

Sipas tij, eliminimi i pranisë së organizatës terroriste PYD/YPG/PKK në Munbixh, është qëllimi kryesor i marrëveshjes së arritur turko-amerikane për zgjidhjen e problemeve në atë krahinë në veri të Sirisë.

“Qëllimi ynë është të marrim nga duart e terroristëve armët e rënda, të largojmë terroristët e PYD/YPG/PKK-në nga Munbixhi, të krijojmë siguri dhe stabilitet, t’u japim pushtetin autoriteteve lokale si dhe të mundësojmë kthimin sa më të shpejtë të banorëve në Munbixh”, tha Akar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi