Forcat turke afishe mbi Afrin: Të bashkohemi kundër terroristëve

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), që kryejnë operacionin “Dega e Ullirit” në qytetin verior të Sirisë Afrin, kanë hedhur afishe nga ajri, me të cilat ftuan banorët në luftën kundër terrorizmit.

Në afishet e shkruara në tri gjuhë, arabisht, kurdisht dhe turqisht, qëndronte mesazhi “Afrini u takon banorëve të Afrinit”.

Afishet fillojnë me fjalët “Vëllezër nga Afrini” kurse banorët e këtij qyteti të vogël i thërret në bashkëpunim për të vendosur paqen, prosperitetin dhe sigurinë në rajon.

“Ka ardhur koha të ndalim presionin dhe dhunën e terroristëve të DEASH-it dhe tradhtarëve të PKK/PYD/YPG-së, të cilët ngrenë armët kundër fqinjëve të tyre, të cilët rrënojnë xhamitë tona. Mos lejoni që terroristët të shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe të shkelin të ardhmen tuaj. Ka ardhur koha t’u themi ‘ndal’ terroristëve. Të jemi të bashkuar kundër terroristëve. Qëndroni sa më larg terroristëve. Afrini u përket banorëve të Afrinit. Me ndihmën e Zotit, Afrinit do t’i kthehen ditët e paqes, shëndetit, mirëqenies dhe sigurisë”, thuhet në afishe./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi