Forcat izraelite sërish arrestojnë dy shtetasit turq, paralajmërojnë deportimin e tyre

Forcat izraelite sërish kanë arrestuar dy shtetasit turq të cilët ishin liruar pas arrestimit të tyre të parë të premten në Kudsin Lindor, kurse kësaj radhe kanë paralajmëruar për deportimin e tyre.

Policia izraelite të premten para kompleksit Al-Aksa arrestoi tre shtetas turq, ndërsa gjykata i liroi të dielën me kaucion.

Dy nga turqit e arrestuar të premten, Abdullah Kizilirmak dhe Mehmet Kargili, mbrëmë vonë sërish janë arrestuar, ndërsa akuzohen se kanë rezistuar gjatë arrestimit. Shtetasi i tretë turk, Adem Koc, do të mbrohet në liri, për akuzën pjesëmarrje në demonstrata të ndaluara dhe për shkelje të rendit publik.

Vëllau i Abdullahut të riarrestuar, Bilal Kizilirmak, deklaroi për AA se përpjekjet për të kontaktuar vëllanë ishin të kota dhe se në fund ka marrë në telefon avokatin e tij.

“Avokati më tha se vëllai im dhe miku i tij Mehmeti i janë dorëzuar policisë izraelite përgjegjëse për migrantë, e cila i ka dërguar në Tel Aviv, nga ku do të deportohen”, tha Kizilirmak.

Sipas tij policia kishte vepruar kokë më vete, meqë nuk ka pasur një verdikt gjyqësor për arrestimin dhe deportimin e tyre.

Paraprakisht, policia izraelite të premten arrestoi tre shtetasit turq të cilët njëherësh kanë edhe nënshtetësi belge, ndërkohë që dëshmitarët okularë thanë se Kızılırmak dhe Kargılı gjatë arrestimit para xhamisë Al-Aksa kanë pasur me vete pasaporta belge dhe fanela të veshura me ngjyrat e flamurit të Turqisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi