Forcat izraelite plagosin 11 palestinezë

Forcat izraelite të sigurisë kanë plagosur së paku 11 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë edhe një fëmijë dy vjeçarë.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze bëri të ditur se deri te përleshja mes forcave izraelite dhe grupit të demonstrantëve palestinezë erdhi në qytetin Nablus.

Në njoftimin thuhet se pesë palestinezë janë plagosur nga të shtënat me armë, ndërsa gjashtë prej tyre, përfshirë edhe fëmijën dy vjeçarë, janë shtrirë në spital si pasojë e thithjes së sasisë së madhe të gazit lotsjellës

Dëshmitarët lajmërojnë se incidenti ka ndodhur pranë varrit të profetit Jusuf, ku hebrenjtë festuan festën Pesah.

Varri i profetit Jusuf, për hebrenjtë është një vend i shenjtë sepse besojnë se në varr janë mbetjet e Jusufit, një nga 12 bijtë e profetit Jakup.

Arkeologë të shumtë thonë se varri i Jusufit është vetëm disa shekuj i vjetër dhe se pretendimet hebraike nuk janë të vërteta. Palestinezët besojnë se varri i takon klerikut musliman Yusuf ed-Duveykat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi