Forcat izraelite arrestojnë tetë palestinezë

 

 

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar tetë palestinezë në Bregun Perëndimor.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se aksioni është kryer gjatë mbrëmjes, ndërsa palestinezët janë arrestuar për shkak pjesëmarrjes së pretenduar në “aktivitete terroriste”.

Nuk janë dhënë hollësi tjera mbi të arrestuarit.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.

Burimet zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite gjendjen rreth 7.000 palestinezë, mes të cilëve 62 gra, 12 deputetë dhe më shumë se 300 të mitur, si dhe 450 palestinezë që janë në arrest administrativ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi