Forcat e Haftarit bombarduan një ambulancë në Tripoli

Të paktën tre punonjës shëndetësorë janë vrarë ndërsa më shumë të tjerë janë plagosur në sulmit ajror të cilin forcat lojale të komandantit nga lindja e Libisë, Khalif Haftar, e kryen sot në jug të Tripolit.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Pajtimit Kombëtar të Libisë njoftoi se forcat e Haftarit goditën një ambulancë mobile në Es-Sevani.

Në njoftim thuhet se në sulm janë vrarë të paktën tre persona ndërsa janë plagosur më shumë punonjës shëndetësorë.

“Forcat e Haftarit vazhdojnë sulmet mbi objektiva civile, përfshirë edhe spitalet”, theksohet në njoftimin nga Tripoli.

Khalifa Haftar, komandanti ushtarak me seli në lindje të Libisë, më 4 prill nisi aksion ushtarak me plan ambicioz që të marrë kryeqytetin Tripoli, në të cilën është selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur në kryengritjen e përgjakshme me mbështetje të NATO-s çoi në përmbysjen dhe vrasjen e Muamar Gadafit pas katër dekadash në pushtet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi