Forcat ajrore turke sulme ndaj PKK-së në veri të Irakut

Të paktën 49 terroristë janë neutralizuar gjatë dy sulmeve të fundit ajrore të cilat forcat e armatosura turke kryen mbi pozitat e PKK-së në veri të Irakut.

Sulmet janë kryer edhe në rajonet malore Asos, Kandil, Zao, Avasin, Basyan dhe Hakurk.

Në njoftim thuhet se të gjitha objektivat e shënjestruara janë shkatërruar dhe se janë neutralizuar të paktën 49 terroristë.

Organizata separatiste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Përveç në Turqi, PKK-ja vepron edhe në veri të Irakut dhe Sirisë ku vepron dega e PKK-së PYD/YPG.

Mali Kandil, Gara, Metina dhe Zap ndodhen në veri të Irakut, përgjatë kufirit irakiano-turk. Bëhet fjalë për një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste.

Forcat turke zbatojnë luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë dhe në veri të Sirisë dhe Irakut./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi