Forcat ajrore turke neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Avionët luftarakë turq neutralizuan dy terroristë të PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur sot Ministria turke e Mbrojtjes.

Në Twitter, Ministria tha se terroristët u “neutralizuan” në rajonet Zap dhe Metina.

Autoritetet shpesh përdorin termin “neutralizuar” në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Sipas Ministrisë, aksionet shkatërruan vendqëndrimet e armëve, strehimore dhe depot e armëve të përdorura nga terroristët e PKK.

Më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk të Irakut verior.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi