Fondacioni Golden Eagle, i siguron ilaçe të kushtueshme Gertit që vuan nga një sëmundje e rëndë

Fondacioni Golden Eagle gjithnjë e më shumë po u qëndron afër qytetarëve në nevojë. Drejtori, ekzektutiv i këtij Fondacioni, Shaqir Palushi sot ka qëndruar në Shqipëri në familjen e Gertit të vogël i cili javë me parë i bëri me lotë të gjithë ata që po shikonin emisionin ‘Dua të bëjë të lumtur’. Derisa Gerti i vogël vuan nga një sëmundje e rëndë e cila ka kosto të lartë, drejtori i Fondacionit Golden Eagle vendosi që ta ndihmojë atë me ilaçe që janë tejet të kushtueshme.

Se do jetë afër Gertit të vogël me sigurimin e medikamentëve të duhura, ketë e ka konfirmuar vetë Palushi në faqen e tij zyrtare facebook.

Postimi i tij i plotë:

Të gjithë u përlotëm nga historia që Stiljana rrëfeu në program pak javë më parë. Ajo i shprehu mirënjohjen nënës së bashkëshortit për sakrificat në rritjen e të birit i cili vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Fondacioni Golden Eagle vendosi që ta ndihmojë këtë familje në blerjen e ilaçeve aq shumë të kushtueshme.

Faleminderit @goldeneagle__energydrink @shaqirpalushi

#duatetebejtelumtur

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi