Fond 170 milionë dollarësh për përmirësimin e jetëgjatësisë së baterive nga litiumi

Prodhuesi i materialeve për bateri, Sila Nanotechnologies, ka siguruar një fond prej 170 milionë dollarë, si shtesë të përpjekjeve për përmirësim të kapacitetit ruajtës të baterive “litium-jon”, kryesisht për prodhuesin gjerman Daimler AG.

Shifrat e fundit, kanë çuar totalin e financave të kompanisë në 295 milionë dollarë, me çka planifikohet që konsumatorët e parë të furnizohen brenda vitit të ardhshëm.

Kompania po zhvillon një material me bazë silikoni, me të cilin synon të zëvendësojë grafitin në baterinë “litium-jon”, me shpresë të zgjasë jetëgjatësinë e baterisë si dhe performancën e saj.

“Përmirësimet e baterive tradicionale li-jon kanë ngelur në një rritje me vetëm 1-2 për qind për vite të tëra. Zbulimi i Sila Nano demonstron një përmirësim dramatik me 20 për qind, me një potencial që kjo të rritet me 40 për qind krahasuar me baterinë tradicionale li-jon”, tha kompania, e cila tashmë po planifikon të hyjë edhe në tregun e automobilave me BMW dhe Daimler.

“E kemi thyer kodin e silikonit falë tetë viteve dhe 35.000 përsëritjeve”, tha Gene Berdichevsky, bashkë-themelues i kompanisë, i cili shtoi se janë të gatshëm të sjellin produktin në treg dhe ta fusin edhe në automjetet elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi