Fluks i shtuar në Kapshticë, policia shqiptare punon me 5 sportele në hyrje

 

Një fluks i shtuar i lëvizjes në hyrje të pikëkalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune.

Policia Kufitare njofton se ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe për të shmangur vonesat në procedimin e emigrantëve.

Aktualisht, policia shqiptare po punon me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje.

Policia njofton gjithashtu se po bën gjithçka të mundshme për të normalizuar situatën, duke vijuar me procedura të përshpejtuara kontrollet në kufi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi