KOSOVA

Flora Brovina publikon fotografinë e 7 vjeçares: Vdiq pasi u dhunua nga ushtarët serbë

Spread the love

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka shpalosur fakte të tjera nga gjenocidi serb i kryer në Kosovë.

Ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës ka treguar fotografi tronditëse nga dhunimi që forcat serbe i kanë bërë një 7 vjeçareje, e cila më pas ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

“Sigurisht  të gjithë jemi pak të emocionuar. Argumenti më i mirë është rezoluta e nxjerrur. Pika që nuk dua ta anashkalojë është që gjenocidi nuk ka ndodhur për herë të parë në luftën e fundit. Ne duhet të kujtojmë gjenocidin në regjionin e Nishit dhe Vranjës, ku janë masakruar dhe dhunuar shumë persona”, tha ajo.

“Ky fëmijë ka vdekur gjatë dhunimit, i ka pasur vetëm 7 vjetë, le të traumatizohet kush të dojë, por kjo është e vërteta”, tha Brovina teksa publikoi edhe fotografinë tronditëse nga foltorja e Kuvendit.

Related posts

Donika Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK: ja ç’kritika bëri ajo për Ramushin si vetëvendosëse

dritatv

Kosova nuk mund t’i plotësoj as 50 për qind të nevojave të grurit

dritatv

A është e bashkuar opozita për ta rrëzuar Qeverinë?

dritatv

Leave a Comment