Fletpalosjet që po shpërndahen në sheshin e Prishtinës po habisnin qytetarët

Dy vajza në shesh ka disa netë që shpërndajnë fletpalosje ku reklamohet veprimtaria e striptizit.

Në kohën kur në sheshe janë të mbushur me njerëz tashmë kur kanë ardhur edhe mërgimtarët, kryesisht me familjar, dy vajza ka disa netë që nëpër sheshet e Prishtinës po shpërndajnë disa fletpalosje në të cilat shihen femra gjysmë të zhveshura.

Fletpalosjet kanë për qëllim që ta reklamojnë dhe t’i ftojnë meshkujt për ta vizituar një klub të striptizit që gjendet në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Qytetarë të shumtë janë habitur kur kanë parë në dorën e tyre një fletpalosje me femra lakuriqe, ndërsa ka prej të tillëve që e shohin edhe si mundësi për ta vizituar.

Sigurisht që mënyra se si shpërndahen këto fletpalosje nuk është aspak e përshtatshme, pasi në kohën kur ato po shpërndahen, sheshet kryesisht vizitohen nga familjarë.

Nuk dihet nëse ky biznes ka leje nga ndonjë institucion për të bërë kësi lloj reklamimi nëpër shesh./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi