Flet Berisha: Ku gaboi opozita që nuk rrëzoi dot Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur, në emisionin “Opinion” për marrëveshjen PD-PS për reformën zgjedhore. Për herë të parë, Berisha ka folur për mosarritjen e objektivit që, kishte opozita për rrëzimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

“Kishte një vendimi ekstrem dhe të paprecedentë të opozitës shqiptare siç ishte djegie e mandateve. Kushtetuta njeh të drejtën e parlamentarit për të hequr dorë nga mandati. Qëllimi i opozitës për këtë vendim përveç begraundit që, aty nuk kishte mjedis parlamentar, së pari, kishte një sensibilizim shqiptar dhe ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri, së dyti, rrëzimi i Ramës dhe së treti, një qeveri teknike që të çonte vendin në zgjedhje.

Nuk po them që opozita i realizoi qëllimet e veta, por një gjë mund ta them. Opozita realizoi damkosjen shqiptare dhe ndërkombëtare. Ndryshe opozita futej në një rreth të kuq që nuk dilte kurrë. Kjo nuk ndodhi. kjo jo sepse u pëlqye veprimi i opozitës, por sepse opozita u përball me një njeri që nuk njihte asnjë normë dhe asnjë standard.

Po ta vini re dialogu me ndërkombëtarët vijon normalisht sikur nuk ka ndodhur gjë. Opozita nuk e realizoi dot rrëzimin e Edi Ramës dhe zgjedhjet e reja. Ky është realiteti. Opozita nuk kishte qëllim vetëvrasjen. Qëllimi i opozitës ishte rrëzimi i Ramës, por opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mosbindjen civile që t’i jepte shkelmin Edi Ramës përfundimisht.

Arsyeja? Asnjë faktor ndërkombëtar nuk merrte përsipër të mbronte Ramën nëse opozita gjente rrugën e duhur të mosbindjes civile. Unë mendoj se opozita duihet të stacionohej në bulevardin dëshmorët “me të apo mbi të” pa ndërprerje.

Opozita kishin një strategji, por nuk realizoi dot fitoren. Faktori ndërkombëtar? Ua kisha thënë miqve që nuk duhet të prisnim për mbështetje dhe as të mos zemëroheshim për kritikat pas vendimit të djegies së mandateve. Nuk kishte skenar për ta përmbysur me dhunë Ramën” – tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Haradinaj ndan mirënjohje John C.Boyd për kontributin e dhënë ndaj Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, në kabinetin e tij takoi shefin e shtabit të KFOR-it, në Kosovë, John C.Boyd, të cilit i ndau mirënjohje për dhënie...

Aksidente nga neglizhenca; Drejtuesit e mjeteve s’përdorin zinxhirë dhe goma dimri

Reshjet e shiut dhe të dëborës në disa zona gjatë dy ditëve të fundit i gjetën të pa përgatitur drejtuesit e automjeteve. 14 aksidente u...

Semedo refuzon të jetë pjesë e marrëveshjes për afrimin e Neymar

Përpjekjet e Barcelonës për të përfshirë lojtarët në një marrëveshje për të nënshkruar me Neymar duket se nuk do të kenë shumë sukses, pasi...

Së fundi

Në Meke dhe Medine vendoset orë policore me cikël të plotë ditor

Arabia Saudite ka vendosur që të zbatojë orë policore me cikle të plota ditore në qytetet e shenjta Meke dhe Medine. Agjencia zyrtare saudite e...

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet...