Fleckenstein: Bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi!

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein mori pjesë paraditen e së hënës në një aktivitet të organizuar në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi”, tha Fleckenstein.

Ndërsa ministri Ditmir Bushati deklaroi se “duke u nisur nga precedenti që BE-ja ka vendosur me Malin e Zi dhe Serbinë, e dinim që do të ishte një vendim me afat kohor”.

“Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, u shpreh Bushati.

Romana Vlahutin theksoi se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.

“Pa reformën në gjyqësor, sot nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim”, tha Vlahutin.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi