Flakët shkrumbojnë mobilerinë në Vlorë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një mobileri të ndodhur në lagjen “11 Janari” të qytetit të Vlorës.

Në vendngjarje kanë shkuar për të shuar zjarrin tre automjete zjarrfikëse, por edhe forcat e policisë, ndërsa po hetohet për shkaqet.

Mësohet se punëtorët ishin duke punuar në momentin kur kanë vërejtur flakët, ndërsa kanë vënë menjëherë alarmin.

Për shkak të flakëve, dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, ndërsa ato kanë përfshirë një pjesë mjaft të madhe të ambientit të mobilerisë.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet. Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike, apo edhe nga pakujdesia e punëtorëve, por grupi hetimor nuk ka përjashtuar asnjë pistë, duke lënë të hapur edhe atë të zjarrit të qëllimshëm./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shqipëri shkon në 584 numri i të prekurve në vend nga Covid-19.

Shkon në 584 numri i të prekurve në vend nga covid-19. 22 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa ka shkuar...

Burri i vdiq dhe e la me 4 fëmijë, apeli i dhimbshëm i 28-vjeçares: I gënjej që të harrojnë urinë!

Migena Buzarakaj është vetëm 28-vjeçe, por jeta e ka vendosur përballë një sfide shumë të madhe. Prej tre muajsh tashmë bashkëshorti i ndërroi jetë,...

Turqi, zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale

Ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Turqi, ku votuesit do të zgjedhin udhëheqësit lokalë të cilët do të marrin një mandat...

Së fundi

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e Bashkuar për...

Gjeni 3 zgjidhjet e këtij ushtrimi matematikor duke lëvizur vetëm një fije shkrepse

Nëse jeni një fans i vërtetë i enigmës, kjo foto do vërë në punë trurin dhe imagjinatën tuaj. Kushtojini vëmendjen detajeve të vogla dhe...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe shkon në 39 045 persona

Qeveria britanike ka njoftuar se 111 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend. Kështu, zyrtarisht numri total i viktimave...