Fiorentia dhe Cagliari tërheqin numrin 13 në shenjë nderi për Astorin

 

Klubet e futbollit Fiorentina dhe Cagliari do të tërheqin fanellën me numrin 13 për nder të Davide Astori, lojtarit të kombëtares së Italisë i cili ndërroi jetë në gjumë të dielën më 4 mars në një dhomë hoteli në Udine.

Astori, i cili ishte kapiten i Fiorentinës dhe i Cagliarit, mbajti fanellën me numrin 13 gjatë karrierës së tij, kështu që këto dy klube vendosën në këtë mënyrë të nderojnë lojtarin e tyre të ndjerë.

Poashtu edhe Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) vendosi të nderojë Astoria, me ç’rast të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve këtë javë do të fillojnë me një minutë heshtje.

Astori do të varroset të enjten në Firence.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi