Fino: Çfarë kuptimi ka të diskutojmë sot!

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur të miratojë raportin final të hetimit më datën 23 korrik.

Kryetari i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja, bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku dhe se raporti i komisionit do të paraqitet më 18 korrik.

Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

Ulsi Manja: Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij.

Bashkim Fino: Çfarë kuptimi ka të diskutojmë ne sot dhe raporti të dalë më 18, kur do duhet të diskutojmë sërish pas raportit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi