“Financial Times”: kufijtë e rebelimit në ish-Jugosllavi, aty kur tregtia e lirë ekzistonte para BE-së

Britanikja Financial Times i ka kushtuar një speciale asaj që po ndodh në rajon, pas vendimit të qeverisë së Prishtinës për të taksuar me 100 përqind mallrat serbe e boshnjake që hyjnë si import në tregun kosovar.

“Kufijtë, pengesë për ringjalljen e Ballkanit”, është titulli i shkrimit që zbërthen ngërçet për zhvillimin rajonal ekonomik dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Gazeta pohon se Ballkani Perëndimor e ka patur tregtinë e lirë para Bashkimit Evropian, e ajo ishte Jugosllavia; por ndarja e saj shkruan Financial Times çoi në vdekjen e qindra e mijëra njerëzve, miliona të zhvendosurve, por te dhe kufinj të rinj te të cilët tashmë kamionët me mall presin me orë e ditë për shkak të procedurave doganore.

“E gjithë kjo e dëmton zhvillimin e rajonit”, citon gazeta fjalët e ministrit serb të Tregtisë, Rasim Ljajiç, pasi kostoja e pritjes së kamionëve në dogana është pothuajse dyfishi i mesatares së BE-së.

“Si mund të jemi konkurrues dhe furnizues në tregun e BE-së me këto shifra?”, shtron pyetjen kreu i Odës Ekonoimike të Serbisë Marko Çadez.

Gazeta vë në dukje se një studim i kohëve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka treguar se do humbasin çdo vit 800 milion dollarë, e cila është rreth një për qind të PBB-së në rajon, nëse autoritetet nuk arrijnë të përmirësojnë bashkëpunimin ndërkufitar që të arrijnë standardin mesatar të BE-së.

Financial Times vë në dukje se pati shenja të mira kur në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, veç takimeve mes presidentëe Thaçi e Vuçiç, u takuan dhe Çadez me homologun kosovar Safet Gërxhaliu, për të rënë dakord mbi iniciativat e përbashkëta që mund të konkurrojnë me kompanitë e BE-së dhe, për të bërë një plan për thellimin e integrimit ekonomik.

Kjo nismë, sipas medias britanike, çoi në formimin e një forumi rajonal të investimeve, e cila përfshin Bosnjën, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

“Këto vende së bashku kanë më shumë se 17 milionë njerëz, që është madhësia e tregut e Holandës, por ekonomia e tyre ka arritur një GDP prej vetëm rreth 77 miliardë euro”, shkruan Times.

Financial Times thekson se mosmarrëveshjet politike dhe pakënaqësitë e vazhdueshme të ndërsjellta vazhdojnë të jenë pengesat më të mëdha.

“Udhëheqësit rajonalë i janë kushtuar planit rajonal në dukje, por në realitet secili prej tyre kujdeset për karrierën e vet. Realisht, zhvillimi ekonomik mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve të ndjeshme politike në të kaluarën, sepse, në mendjet e shumë njerëzve, luftërat e Ballkanit ende nuk kanë përfunduar”, vlerëson Çadež  për Financial Times./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi