Finalja e “Us Open” për femra, Serena Williams kundër Naomi Osaka

Serena Williams shuan ëndrrat e Sevastovës dhe kualifikohet për në finalen e turneut “US Open”, ku do të kërkojë titullin e saj të 24-t “Grand Slam” në karriere, si dhe të parin me statusin e nënës.

Në ndeshjen me letonezen, ish-numri 1 i botës nuk e zgjati shumë dhe iu deshën vetëm 1 orë e 5 minuta lojë për të thyer kundërshtaren e saj me rezultatin 2-0.

Serena Williams i dha mundësinë Sevastovës të fitojë vetëm 3 “game” në këtë ndeshje, ato të setit të parë, të cilin e mbylli 6-3. Seti i dytë nuk pati histori, me amerikanen që e fitoi pastër 6-0.

Kundërshtarja e Serena Williams në finale do të jetë japonezja Naomi Osaka, e cila në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mundi finalisten e vitit të kaluar Madison Keys, duke shuar mundësinë për të parë një tjetër finale amerikane në “Flushing Meadows”.

Osakës iu deshën 1 orë e 25 minuta lojë për të fituar ndeshjen me rezultatin 2-0. Ajo u shfaq superiore kundrejt Madison Keys dhe i fitoi setet 6-2 dhe 6-4, për t’u bërë e para teniste nga Japonia që luan finalen e një turneu “Grand Slam”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi